Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

28 Prill, 18:19 | Përditesimi i fundit: 2025-04-28 19:47:40

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me të rinj dhe të reja të Tiranës që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.

Fjalën e tij Rama e nisi me një shaka drejtuar një djali që ndodhej në shoqërinë e një vajze, duke i thënë të mos shpërqëndrohet nga kjo e fundit po të dëgjojë fjalimin.

“Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty”,- i tha Rama.