GOLEM-Kryeministri Edi Rama mblodhi sot për tetë orë kabinetin qeveritar për të analizuar vitin 2019 dhe prioritetet për vitin 2020. Prioritet kryesor padyshim është marrja e masave dhe nisja e rindërtimit sa më shpejt e shtëpive tw shembura nga twrmeti, nisur nga pranvera. Por sesioni i ri parlamentar në janar do të nisë i nxehtë, pasi kreu i qeverisë u shpreh se do të kalojë aktin normativ kundër KÇK-së (lexo ketu çfarë parashikon), që ishte planifikuar për në muajin dhjetor.
Në prononcimin për mediat pas mbledhjes që nisi në orën 09:00 të mëngjesit në Golem dhe përfundoi në orën 17:00 të pasdites, Edi Rama përsëriti 7 prioritetet për vitin 2020, nga shërbimet online, ligji për tokën bujqësore, projektet në energji e infrastrukturë, etj (lexo ketu te plotë 7 prioritetet). I pyetur nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri për pensionistët, kryeministri dha shpresë kur tha se nesër do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë për vendimin final.
Edhe pse në media, Rama u shpreh i kënaqur me punën e ministrave, gazetarja e Rerport Tv Klesiana Omeri raportoi se në mbledhjen maratonë, kryeministri kishte kritika dhe porosi për gjithë kabinetin me fokus te rindërtimi pas tërmetit tragjik. Gjatë mbledhjes Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka folur për objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së në vitin 2020.
Pas përfundimit të pjesë së parë të mbledhjes, ministrat e kabinetit qeveritar u takuan me banorë të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, të strehuar në disa nga hotelet në zonën e plazhit. Ndërkohë që nesër në orën 09:00, kryesocialisti do të mbledhë kryesinë e PS-së, ku pritet që të zbulohen detaje nga porositë që ka lënë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal. Në fokus pritet që të jetë edhe situata brenda PS-së.