Rama 'dekoron' Tedi Papavramin: Kokëfortë dhe i paepur! Violinisti: Kryeministri më impresiononte, në adoleshencë e shihja si figurë mbrojtëse nga rrugaçët

11 Maj, 19:16 | Përditesimi: 11 Maj, 19:16

Teksa e 'dekoroi' me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës” Tedi Papavramin, kryeministri Rama e cilësoi violinistin 'një yll plotë shkëlqim në yjesinë e Shqipërisë Europiane'. Ndërsa Papavrami kujtoi njohjen e hershme në adoleshencë me Ramën, për të cilin tha se e impresiononte dhe se e shihte si një figurë mbrojtëse.

I.M/Shqiptarja.com