Rama dhe Erdogan në një apartament në Laç, kryeministri batuta: Dola garant për dhëndrin turk që mori vajzën shqiptare!

17 Janar 2022, 14:11

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk, Recep Erdogan vizituan një apartament në Laç, ku nuk munguan batutat.

Rama tregoi 'historinë' se si djali i inxhinierit turk, u njoh e më pas u fejua me vajzën nga Laçi. Kryeministri tha me shaka se kishte qenë edhe ai bashkë me babanë e djalit për të kërkuar dorën e vajzës e se madje kishte dalë garantë për të në emër të Erdogan.

'Shefi i kantierit ka qenë fantastik. Djali i tij erdhi këtu për ta takuar të atin dhe mori nuse nga Laçi. Unë isha krushk nga ana turke. Shkova bashkë me babain të kërkonim dorën e vajzës. Dola garant në emrin tënd për atë djalin, i thash mos bëj numra se...", tha Rama.

Po me batutë u përgjigj edhe Erdogan, teksa tha: 'Nëse do bëjë numra, jam unë'.

    No videos found.