Rama e emëroi ministër të Jashtëm, Blushi akuza Ferit Hoxhës: I shite detin Greqisë, ti e ke firmosur marrëveshjen

5 Mars, 16:13 | Përditesimi: 5 Mars, 16:13

Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar Ferit Hoxhën, të emëruar së fundmi Ministër të Jashtëm, për manipulime lidhur me çështjen e detit me shtetin grek. Blushi thotë se në kohën kur ishte gazetar, Hoxha i ka vënë në dispozicion marrëveshjen e detit duke i dhënë orientime të gabuara, sikur “detin e kishte shitur Sali Berisha”. Blushi thotë se është Hoxha ai që ka firmosur atë marrëveshje 17 vite më parë si kryenegociator i Shqipërisë duke e akuzuar se ia shiti detin grekëve.

 

I.M/Shqiptarja.com