Brenda viti 2021 pritet që të 'vijë në jetë Mini Shengeni' mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Rama gjatë konferencës që kanë mbajtur në Novi Sad liderët e tre shteteve, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama.
Takimi dy ditor mes tre liderve të Balkkanit Perëndimor vjen në kuadër të bashkëpunimit për të krijuar një zonë si Shengeni në Europë.
Në fjalën e tij kryeministri Rama ndër të tjera ka deklaruar se ky projekt për të krijuar një Shengen brenda Ballkanit duhet të merret përsipër që të realizohet brenda vitit 2021. Sipas Ramës brenda këtij viti levizjet e lira mes këtyre vendeve të Ballkanit Perendimor nuk duhet të shihet më si një aspiratë por duhet të bëhet realitet.
Më anë të kësaj dakordësie në Novi Sad mes tre vendeve do të krijohet mundësia që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.
Kryeministri Rama, në konferencën për shtyp ka theksuar se “ Në këtë takim na ka mbledhur nevoja për të rritur ekonominë, për të ulur papunësinë, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur shpejtësinë e shkëmbimeve tregtare dhe për 5 liritë themelore që janë në bazë të Europës së Bashkuar."
Në funksion të çuarjes përpara të planit të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit, Rama tha se “nuk do të presim të na ulin në tavolinë miqtë tanë europianë, por do të bëjmë gjithçka që ky proces të bëhet realitet, jo vetëm për tre vendet tona por për të gjitha vendet e rajonit, përfshi Kosovën."
Në këtë takim u fol edhe në gjuhën e shifrave. Perfitimet jane kolosale nga ku projekt per te cilin vendet e Ballkanit Perendimor kane rene dakord qe ne 2017 ne Samitin e Triestes me kancelaren Merkel e Presidentin Macron.