Rama flet për procesin gjyqësor për Ilir Beqajn: E ngritën dhe e ulën si grup i strukturuar kriminal, ra akuza! Këtu prokurori kërkon e gjykatësi vrapon

9 Mars, 13:03 | Përditesimi: 9 Mars, 13:03

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë procesin gjyqësor që po zhvillohet në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Rama komentoi rënien e akuzën “grup i strukturuar kriminal” për çështjen e sterilizimit teksa tha: Ra grupi i strukturuar kriminal për Ilir Beqajn, Për Ilir Beqaj, s’kam folur ndonjëherë për të për të respektuar vijën e kuqe. Po tani që ka një vendim pasi u ngrit e ul si grup i strukturuar kriminal, tani s’paska pasur një grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon e gjykatësi vrapon.

I.M/Shqiptarja.com