Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur deklaratën e ministrit Enea Karakaçi, se ‘Paketës së Maleve’ do i shtohet një projekt i quajtur ‘Porta e Alpeve’.
‘Porta e Alpeve’ sipas kryeministrit përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar nga Qeveria dhe Banka Shqiptare e Investimeve.
Rama shtoi se ky projekt ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor.
Shefi i Qeverisë theksoi se ky projekt synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën, por edhe me pjesën tjetër të vendit.
Kryeministri tha gjithashtu se në këtë projekt përfshihet përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe transportit, përfshihen investime në ujësjellësa dhe menaxhimin e ujërave të zeza, si dhe ndërhyrje në zhvillimin urban dhe restaurimin e trashëgimisë historike.


















