Kryeministri Edi Rama kësaj here ka ftuar në podcastin e tij ‘Flasim’ stafin mjekësor të QSUT-së, që morën pjesë në operimin e tij për heqjen e appendesitit. Ata janë ndalur edhe në sfidat e sistemit shëndetësor, si edhe ndryshimet që ka pësuar në këto 8 vite gjatë qeverisjes Rama.
Gjatë bisedës me mjekët, një prej tyre, mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin publik dhe mbi të gjitha sipas tij fakti që zgjodhi kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike është shenjë emancipimi.