Rama i del në krah Veliajt: Sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, cirk që turren si te torta e pavarësisë

28 Korrik, 16:47 | Përditesimi i fundit: 2024-07-28 20:02:46

Ne fjalen e tij ne Kongresin e PS, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestat para Bashkise se Tiranes, duke i dalë në krah kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama i krahasoi sulmet ndaj Bashkisë së Tiranes, si cirku i atyre që u turrën si te torta e Pavarësisë.

“Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga cirku i tyre që turren tek Bashkia e Tiranës si para tortës, e në vend të saj hanë muret e bashkisë, nga minjtë që dalin nga vrima syshqyer nga presioni që u bën në stomak kaçkavalli i mykur apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, tha Rama.

    No videos found.