Rama i dhuron Erdoganit një vazo: E kam bërë vetë me këto 2 duar, jam artist serioz unë!

18 Janar 2022, 11:32

Gjatë vizitës së djeshme të Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri Kryeministri Rama i ka dhuruar atij një vazo të cilën e ka bërë vetë. Rama ka postuar sot në mëngjes një video ku i prezanton presidentit turk veprën e tij të artit.