Rama i kërkoi GJK t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën, Nesturi: Tirana është në ngërç, ka nevojë për kryetarin

12 Nëntor, 22:57 | Përditesimi: 12 Nëntor, 22:57

Analisti Plator Nesturi, u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiak të kryeqytetit, i kërkoi GJK t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën.

Ai tha se kjo deklaratë vjen pasi Tirana është në ngërç dhe ka nevojë për kryetarin.

‘Rama e bëri atë deklaratë jo për tu kundërvënë drejtësisë por sepse këtu është krijuar një ngërç, që është çështja e të drejtës ligjore dhe çështja për menaxhimin e qytetit. Kjo u lidh edhe me çështjen e zgjedhjeve dhe në këtë kuadër një kryeministër mbanë qëndrimet e veta sepse po mbron atë vendim politik që mori, por çështja e GJK është më e madhe se ajo që ngre vet kreu i qeverisë’, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com