Nga Saranda, kryeministri Edi Rama e pati një mesazh për kandidatin e pavarur Gjergj Mërkuri, i cili më parë ka qenë pjesë e Partisë Socialiste. Për shkak të debateve brenda në bazë, Mëkuri u fut në garë si kandidat i pavarur, ndërsa sot Rama i kërkoi që të tërhiqet nga fushata.
Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos japin asnjë votë jashtë radhës së socialistëve, ndërsa Mërkurit i tha të ndalojë fushatën dhe pas 14 majit të ulen në tryezë e të bisedojmë për t’u bashkuar sërish. Kreu i qeverisë tha se e di që Gjergj Mërkurit i kanë rënë në qafë PS në Sarandë, por sipas tij nuk është kjo zgjidhje rruga që ka zgjedhur Gjergji që gëzon vetëm kundërshtarët