Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të filluar negociatat me BE-në! Nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor

1 Shtator 2021, 17:58 | Përditesimi: 1 Shtator 2021, 17:58

Gjatë fjalës së tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, kryeministri Edi Ram atha se  nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor.

‘Më lini të përpiqem që tu jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë. Në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort ne mund të buzëqeshim edhe kur vuajmë, çka anëtarët e BE-s ë nuk janë në gjendje ta bëjnë, e kam fjalën për gjermanët. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë si dy karakteret në dramën e Becket 'Duke pritur Godonë. Ne jemi këtu për të luftuar, ne nuk po kërkojmë licencë, për të qenë në BE ne jemi evropiane. Sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit, sepse më në fund ne u ftuam për një diskutim për të ardhmen e BE-së. E ardhmja e Europës dhe në nuk ftohem është për të qeshur dhe për të qarë. Nëse është e ardhmja e Europës ne jemi Evropë. Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor. Nëse BE do të vijojë kështu nuk do jetë mirë për ne por do të jetë keq për BE-në. Nëse do të çoheshin etërit themelues e të shihnin të ardhmen e BE-së do të mendonin të ishin më mirë të vdekur se të gjallë, po kthehen përmbys në varr. Çfarë të ardhme të Evropës, më falni që po tregohem kaq Bllkanik.

KT/Shqiptarja.com