Rama i përgjigjet Kaprit: Ndërkombëtarët mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë

19 Nëntor, 12:09 | Përditesimi: 19 Nëntor, 12:09

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe deputetit Erald Kapri, pasi më herët iu drejtua duke i thënë se çfarë mendojnë evropianët për luftën ndaj korrupsionit ndërkohë që njerëzit e afërt të tij, si Belinda Balluku, merren te pandehur nga SPAK. Rama tha se ndërkombëtarët mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar si asnjëherë më parë. 

Ndër të tjera, Rama iu referua dhe statistikave të Eurostat duke bërë me dije se Shqipëria ka risk më të ulët për varfërinë sesa vendet e tjera në Ballkan. Gjithashu ai iu përgjigj dhe akuzave të Gazment Bardhit, i cili tha se paratë e vjedhura nga inceneratorët dhe tenderat, mund t’i kishin kaluar për rritjen e pensioneve. Kryeministri tha se asnjë shifër nga ato që pretendon opozita nuk figuron në asnjë dosje hetimore.

r.k./Shqiptarja.com