Rama i thotë 'po' strehimit të afganëve në Shqipëri: SHBA na ka kërkuar të shërbejmë si vend tranzit, pranuam strehimin e disa qindra personave, gra aktiviste dhe intelektualë

15 Gusht 2021, 11:11 | Përditesimi: 15 Gusht 2021, 11:11

Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve. Përmes një postimi të gjatë Rama ka shkruar se është e vërtetë se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim, thotë Rama ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria.

 

KT/Shqiptarja.com