Rama i tregon ‘vijat e kuqe’ Kushtetueses: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim, jo të na diktosh si ta ngremë!

18 Shtator, 08:38 | Përditesimi: 18 Shtator, 08:38

Kryeministri Edi Rama deklaroi se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë që ajo mund t’i diktojë Kuvendit se si të votojë. Duke folur në Kuvend për krizën me pagat e magjistratëve, ai tha se veprimet e hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve ndaj zyrtarëve të Financave dhe Thesarit tregojnë nevojën për të përcaktuar qartë kufijtë mes pushteteve.

 

E.H/Shqiptarja.com