Rama ironi me kryebashkiakët: Keni Adamin e fermerëve në Pogradec, ju duhen dhe investime! Benet, e nisëm punën kur nuk pate mjekër, tani të është bërë si unë

23 Tetor, 14:02 | Përditesimi: 23 Tetor, 14:02

ryeministri Rama ka kritikuar gjithashtu dhe bashkinë e Pogradecit, duke i vënë në dukje terrenin favorit si dhe numrin e lartë të fermerëve.

“Nuk po flas për Pogradecin se është i zënë me territoret e antikitetit të thellë. Tani në fund na doli që të gjithë fermerët e Evropës origjinën e punës e kanë pasur në Pogradec. Ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec, tani duhet të kesh investime në këtë drejtim”, tha Rama.

Edi Rama iu drejtua dhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit, ku me humor i tha se kur ky projekt u nis, Beci nuk kishte mjekët, e sot që e ka, akoma nuk ka dorëzuar hartat për zonat prioritare.

“Kjo vlen deri tek Benet Beci, që ka qenë promotori i kësaj paketa dhe unë Shkodrën nuk e shoh këtu. E kemi nisur këtë punë bashkë kur ti nuk kishe mjekër. Unë kisha dhe ti nuk kishe, tani mjekra të është bërë si mua dhe harta nuk ka ardhur akoma.

Edhe Memaliaj edhe Fushë Arrzi që janë këtu hudhrat që na mbrojnë nga syri i keq me lëkurën e tyre blu nuk kanë sjellë gjë, kështu që ju kanë shpëtuar nga vënia në pozitë të vështirë. Kjo tregon që si majtas dhe djathtas, kur shqiptarët flenë gjumë flenë gjumë. Brenda muajit tetor duhet të vijnë hartat”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com