Rama ironizon sërish PD: Nuk bëhen gjërat me humor, aktorë e të shara! E mori për 4 vjet një nga ata bashkinë e Tiranës, dhe gjërat u kthyen mbrapsht

15 Nëntor, 12:19 | Përditesimi: 15 Nëntor, 12:19

Kryeministri Edi Rama, duke folur për Tiranën, vijoi sërish duke ironizuar opozitën teksa tha se nuk bëhen gjërat me humor e aktorë. Po ashtu iu referuar edhe Lulzim Bashës, duke thënë se kur drejtoi bashkinë, “e pamë ku shkoi Tirana”.

“Nuk janë gjëra që bëhen me humor, me aktorë, me të shara e shamatara, sepse pastaj kur të bien në dorë që t’i bësh e sheh mirë se si është puna. Nuk bëhen dot nga klubet e natës që mblidhet ata derrat e kënaqur të Migjenit dhe diskutojnë për të zezat e Shqipërisë sot, e provuam njëherë që na erdhi njëri atje në bashki 4 vjet, dhe e pamë se ku shkoi Tirana. U kthyen të gjitha gjërat mbrapsht.”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com