Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht takimeve të shumta në të gjithë vendin, qeveria ka munguar aty ku qytetarët kanë pasur problemet e tyre konkrete. Duke folur për “Pasqyrë Albania”, ai tha se qeveria duhet të përballet me të metat e veta dhe, nëse nuk arrin të përmirësohet, “duhet të hapë krahun”.







