Rama komenton takimin Trump dhe Xi Jinping: Nëse ata shkojnë keq do kemi kollë ose karantinë

30 Tetor 2025, 11:56 | Përditesimi: 30 Tetor 2025, 11:56

Kryeministri Rama u pyet në Forumin e Paqes dhe për takimin mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij të Kinës, Xi Jinping si dhe për raportin mes dy superfuqive.

Rama nuk i kurseu batuat as në këtë rast duke thënë se nuk kishte kohë për t’i telefonuar dhe për t’i pyetur se çfarë planesh kishin. Kryeministri tha se një konflikt mes tyre nuk do t’i bënte aspak mirë botës.

I.M/Shqiptarja.com