Rama: Kosova sovrane s'do ekzistonte pa politikën! Të përdorim fuqinë e diplomacisë! Tensionet në veri të Kosovës të zgjidhen ne dialog, do ishte ‘boomerang' nëse ndodh si me tarifën

27 Shtator 2021, 17:45 | Përditesimi: 27 Shtator 2021, 17:45

Turin e takimeve në Kosovë kryeministri Edi Rama e ka ndalur në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë një bisede me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, Rama foli shkurtimisht për rolin e politikës.

"Shumë bëjnë një gabim elementar kur thonë unë nuk merrem me politikë smë intereson politika. Në sa më pak duar të mbetet politika aq më shumë ekziston rreziku që politika të himbasë mprehtësinë për të dëgjuar njerëzit. Kam respekt për të rinj që nuk e refuzojnë politikën dhe angazhimin në politikë. Çdo  gjë që hasim kur dalim nga shtëpia është përtej fuqisë tonë individuale prandaj duhet politika. Pavarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë jo pak të këqija, pa politikë sdo kishte pasur as liri dhe të drejta. Pa politikë sdo kishte asgje, sdo kishte as Kosovë sovrane sot", tha Rama.

KT/Shqiptarja.com