Rama krah për krah me aleatin e tij Brok, Berisha: Urimi i tij është ironi, është mik i shqiptarëve dhe votës së lirë

29 Maj, 14:31 | Përditesimi: 29 Maj, 14:31

Nga selia blu, Sali Berisha komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me aleatin e tij, ish-eurodeputetin Elmar Brok.

I pyetur nga gazetarët për urimin e Brok për fitoren e Ramës, Berisha u zu ngushtë dhe dha këtë koment.

“Ai mbetet një mik dhe urimi i tij është një ironi. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë. Urimi është ironi”, tha Berisha.

r.k./Shqiptarja.com