Rama kritika Klosit dhe Kushit: Pati probleme me plehrat në zonat turistike dhe administrimin e plazheve! Arsimi me problematika mungojnë aktivitetet kulturore të fëmijëve

25 Gusht 2021, 13:23 | Përditesimi: 25 Gusht 2021, 13:23

Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për dy sektorë në veçanti atë të Turizmit dhe të Arsimit, ku tha se ka ende shumë për të bërë dhe se problematikat e dala ja vlejtën për të mbajtur shënimet për të përmirësuar ata. Rama tha se pati probleme me menaxhimin e plehrave në zonat turistike dhe administrimin e plazheve, ndërsa në fushën e arsimit tha se ka ende për të bërë si në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë. Ai u përqendrua edhe te aktivitetet kulturore të fëmijëve ku tha se duhet të fillojnë që kur janë të vegjël dhe se edukatoret duhet të paguhen njësoj si mësuesit. Këto ishin ambiciet e tij për Shqipërinë 2030.

 

KT/Shqiptarja.com