Rama: Lulëzim sqaro dosjen që përgatite për sajesën e Shtëpisë së Verdhë! Basha ndërron temë

8 Nëntor 2020, 17:42

TIRANË- Raporti i Dick Marty që inkriminonte UÇK, e për të cilën PD aso kohe votoi pro ka sjellë përplasjen në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Një status në twitter i kreu të qeverisë është pasuar me plotë 9 replika të tjera, akuza dhe kundër akuza të drejtpërdrejta. Teksa një ditë më parë, Rama i drejtohej presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sot i kërkon llogari kreut demokrat Lulzim Basha.

Rama i ka kërkuar llogari Bashës të sqarjë çfarë dosje ka përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan. Mirëpo nga ana tjetër, Basha ka ndërruar temë, pasi në përgjigjet e tij nuk ka zgjedhur të flasë për raportin ,por ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se nuk po e menaxhon si duhet situatën e COVID.

Dick Marty, ka bërë një raport mbi ato që ai i quan krime të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij raporti, një rrjet i drejtuar nga Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK është përfshirë në trafikimin e heroinës, armëve dhe organeve njerëzore pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999.

Në vitin 2011, në Këshillin e Europës u miratua një rezolutë për hetimin e këtyre akuzave të ngritura nga ana e Dick Marty-t. Në procesverbalin e miratimit të kësaj rezolute të Dick Marty që inkriminonte UÇK-së në janar të vitit 2011, nga delegacioni Parlamentit shqiptar votoi pro rezolutës së Dick Marty, kryetari i grupit, Ilir Rusmali, atëherë deputet i PD-së, ndërsa Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit votuan kundër. Kurse pjesa tjetër e delegacionit shqiptar nuk ka qenë prezent. Në listët e 8 votave kundër rezolutës së Dick Marty, përveҫ dy deputetëve shqiptarë, figurojnë katër deputetë turq, një deputet britanik laburist, përkatësisht Sir Alan Meale dhe deputetja gjeorgjiane, Chiora Tatakashvili, një anëtare e grupit Liberal.