TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e Partisë Socialiste, ku pritet që të zbulohen detaje nga porositë që ka lënë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal nga mbledhje e qeverisë që u mbajt një ditë më parë në Golem.
Gazetarja Klesiana Omeri raporton se në mbledhje po diskutohen emrat qark më qark për kryetarët e degëve! Janë propozuar nga dy emra! Pritet që kryesia të vendosë një datë për asamblenë në muajin janar dhe kongresin në shkurt, ndërsa në muajin mars pritet të zgjidhet edhe kryesia e re e PS-së.
Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të disktutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit.
I pyetur nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri për pensionistët, kryeministri Rama dha shpresë kur tha se sot do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë për vendimin final.