Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot (9 mars) kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë. Shqiptarja.com ka zbardhur edhe axhendën e takimit që do të nisë në rreth orës 10:00 me fjalën e kryeministrit Rama.
Mbledhja do të mbahet pranë stadiumit 'Loro Boriçi', ndërsa kanë mbërritur edhe një pjesë kryebashkiakëve të majtë, is Erion Veliaj, Gledion Llatja, Sotiraq Filo, si dhe një pjesë e kabinetit qeveritar, si ministri i Brendshëm Taulant Balla, ministrja Mirela Kumbaro.
nga të parët që ka mbërritur nga radhët e kabinetit qeveritar ka qenë ministri i Brendshëm Taulant Balla.