Rama: Mini-shengeni ballkanik do të shkojë më tej pas takimit në Ohër me 10 nëntor

25 Tetor 2019, 10:16 | Përditesimi i fundit: 2019-10-25 20:55:17

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka folur për krijimin e Mini-shengenit ballkanik në forumin “17 + 1” në nivel kryetarë bashkish.  Rama tha se ky bashkim ka për qëllim transferimin e dijeve dhe këmbimin e eksperiencave, ndërsa parashtroi se impakti i këtij bashkëpunimi do të ndihet edhe tek qytetarët.

Kreu i qeverisë tha se kjo lëvizje do të shkojë më tej me takimin në Ohër në 10 nëntor, ku do të mblidhen sërish liderët ballkanik.

Ky është një takim me një rëndësi sepse është një forum që krijon një mundësi të rëndësishme për të gjithë administratorët e qyteteve të mëdha. Sokrati thoshte se forma më e lartë e mençurisë është ajo që vjen me planifikimin e qyteteve. Kjo është edhe sfida më e afërt në jetën e përditshme të njerëzve, ashtu sikundër në qeverisje ka një potencial të jashtëzakonshëm dije. Njerëzit e shohin bashkëpunimin me Kinën si një mundësi për financime por urat e bashkëpunimit me Kinën sjellin dije përmes të cilave këmbehen eksperienca dhe dijë që kthehen në përfitim për vendet dhe qytetet. Më vjen mirë që në këtë forum krijohet mundësi për t'u takuar me drejtuesit e vendeve që ecin në shina të ngjashme me tonat. Dua të nënvizoj rëndësinë e pranisë së kryebashkiakëve nga rajoni ynë që vijnë këtu si vende që përbëjnë formatin 17+1. Është një periudhë kohe në historinë e përbashkët. Përpara disa javësh ne bëmë takim me krerët e Maqedonisë dhe Serbisë bazuar në katër liritë e BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave. Kjo lëvizje do të shkojë më tutje me takimin në Ohër me 10 nëntor, ku do të mblidhen liderët ballkanik. Të bëjmë të mundur përtej këmbimit të eksperiencave edhe transferimin e dijes me qëllim zgjerimin e dijes në të gjithë territorin. Impakti i këtij bashkëpunimi do të ndihet tek qytetarët. Nëse ka një pikë ku besoj se ne kemi të drejtë të ftojmë në konflikt miqtë tanë nga rajoni është pika e ushqimit më të mirë. Si ushqehen miqtë dhe të ftuarit në Shqipëri nuk ushqehen në asnjë vend. Sot është e mjaftueshme për të nxitur ju që përveçse t'i bëni yzmetin këtij forumi të përfitoni edhe nga eksperienca e mikpritjes shqiptare", u shpreh Rama.

Brenda viti 2021 pritet që të 'vijë në jetë Mini Shengeni' mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas Ramës brenda këtij viti levizjet e lira mes këtyre vendeve të Ballkanit Perendimor nuk duhet të shihet më si një aspiratë por duhet të bëhet realitet.

Më anë të kësaj dakordësie në Novi Sad mes tre vendeve do të krijohet mundësia që qytetarët të kalojnë kufijtë vetëm me kartë identiteti.

    No videos found.