Rama ndan pamjet nga Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel: Hapim grupkapitullin e fundit në një kohë rekord

17 Nëntor, 09:07 | Përditesimi: 17 Nëntor, 09:07

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Konferenca e 7-të ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave. Krahas videos, kreu i qeverisë thekson se “Hapim grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian, në një kohë rekord vetëm 12 muaj”.

Mbrëmjen e djeshme u inaugurua edhe hapja e godinës së Misionit të Shqipërisë në BE. Komisionerja Marta Kos tha se detyra e saj është që ta sjellë Shqipërinë në shtëpinë e BE-së.

r.k./Shqiptarja.com