Rama në Bosnjë Hercegovinë: Po përgatisim hapjen e ambasadës në Sarajevë! Të mundësohet marrëveshja e Procesit të Berlinit për lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptarë në Kosovë

7 Korrik 2023, 12:52

Kryeministri Edi Rama, është duke zhvilluar një konferencë me kryeministren e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo. Rama thotë se shumë shpejt do të ketë një ambasadë në Sarajevë. Ai shtoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konseusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen. Dëshirojmë t;i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

    No videos found.