Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Elbasanit, në kuadër të turit "Bashkia që Duam". Takimin me qytetarët, Rama e nisi me një kundërpërgjigje për ata simpatizantë dhe ish-deputet që i bllokuan rrugën në Bradashesh.
"Bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e patëm. Por tani e kemi në grahmat e fundit që shfaqet si një peng me ujë, me deputet dhe pijanec që bllokojnë rrugën dhe shtyhen me policin dhe mendojnë se me rrugaçëri të tilla do bllokojnë transformimin e Shqipërisë. Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas. Gjithë atyre që mbajnë çadër, është më mirë. Kur nuk e mban lala, shihe sa e sigurt është kjo që po ju them. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq kuptimplotë dhe me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time. Të jemi të sigurt se gjithçka që kemi bërë në Elbasan nuk do ishte e mbundur pa Qazim Sejdinin, dhe Sejdini s'mund të bënte dot pa ne. 12 vite në krye, 6 me Salin dhe 6 me PS. Nëse e shikoni, raporti është 10 më shumë se 6 vitet e para. Dhe më vjen mirë, që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tan=i Qazimi po e mbyll me nder, ju kam thënë na jepni besimin dhe ne do bëjmë për Elbasanin sa nuk është bërë në vitet e kaluara", tha Rama.