Ish-deputetët e PD para makinave në Bradashesh, kalon pa probleme eskorta e Ramës (VIDEO)

Aksioni politik i Partisë Demokratike kundër qeverisë ju rikthye bllokimit të rrugëve. Çdo të enjte, akset kryesore në veri dhe në jug përmes të cilave bëhet lidhja me Tiranën do të bllokohen për një orë, duke paralizuar në trafik përdoruesit e rrugës. Po ashtu, sa herë që kryeministri Edi Rama do të ketë takime në qytete të ndryshme, do t'i bllokohet rruga nga ish-deputetët demokratë dhe militantët e kësaj force politike. Prita ju bë sot në Bradashesh, në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku kreu i qeverisë ndalet në turin "Bashkia që Duam" për zgjedhjet lokale.

Një grup protestuesish të udhëhequr nga ish-deputetët Luçiano Boçi, Edmond Spahi dhe Endri Hasa u stacionuan në mes të rrugës duke sjellë bllokimin në trafik të automjeteve, jo vetëm makinave të vogla por edhe autobusëve me pasagjerë. Forcat e policisë së Elbasanit, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, mundën të shpërndajnë turmën e protestuesve duke hapur rrugën. Megjithatë, gjatë gjithë kohës pati përpjekje për të dalë sërish në rrugë. Kur eskorta e kreut të qeverisë po mbërrinte, turma u revoltua teksa nuk mungoi edhe hedhja e shashkave. Por FNSH dhe policia, nën drejtimin e kreut të bluve të Elbasanit Albert Nushi, mundësuan kalimin pa probleme të eskortës.

Në pamjet e transmetuara Live në Facebook e Partisë Demokratike, shihej se si ish-deputetët dilnin para autobusëve duke mos lejuar kalimin e tyre. Në vendngjarje ishin edhe forcat zjarrfikëse ndërkohë që situata u tejkalua pa përplasje të mëdha.

E paprecedentë ishte protesta dje në Shkodër. Në urën e Bahçallëkut në hyrje të qytetit PD dhe militantët dogjën gomat për t'i zënë rrugën kreut të qeverisë në turin e takimeve në kryeqendrën e veriut. Por të dëmtuar dolën vetëm qytetarët që duhej të kalonin në atë rrugë, dhe një ambulancë e cila nuk u lejua nga mbështetësit e PD-së që të kalonte duke u detyruar të ndërrojë rrugë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korabi, France: 27/04/2019 12:39

    Nuk kuptoj përse nuk zbatohet ligji , te përdoret forca dje në fund te futen në burg ata qe bllokojnë rrugët dhe levizjen e lire te njerzve.Nëse nuk zbatohet ligji përse ashte policia e organet e drejtesise?

    Përgjigju
  • shkodrani: 27/04/2019 12:19

    Si nuk pash nje shkodran,shkodran por gjith maloke ,bicak hajduta gjepash,dugagjinas prefti gja rrugen.me plehrat e bashkis me ne krye drejtorin e policis bashkiake nje karaduz hajdut qe ja pruni shkoders peshqesh krimineli Berisha.

    Përgjigju
  • Populli: 27/04/2019 11:17

    Keta Jane jashtqitja e shqiptareve , Duhen plasur brenda

    Përgjigju
  • Edi: 27/04/2019 10:59

    Mbasi kaloi fillun me u shty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv