Rama në Itali: BE e vetmja rrugë për Shqipërinë! Reformat për brezat e ardhshëm

6 Maj 2021, 17:28 | Përditesimi i fundit: 2021-05-06 18:32:45

Para Samitit Evropian mbajtur në Itali, Rama foli për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE. Me synimin për të lënë larg politikën e brendshme konfliktuale Rama tha se rruga e reformave është për të garantuar mirëqenien e brezave të ardhshëm.

“Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë”, tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet me Kinën, pasi vendi ynë ka marrë një sërë dozash të vaksinës kundër COVID, të prodhuar prej tyre, Rama tha se Shqipëria ngeli jashtë kur BE nisi shpërndarjen e vaksinave, sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë u desh që vendet të bënin secili “vrapin” e tyre. Megjithatë ai tha se vaksinat nuk u morën drejtpërdrejtë nga Kina, ndërsa marrëdhënien me ta e përshkroi si normale.

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale.u shpreh Rama.

Kryeministri foli dhe për reformën në drejtësi duke thënë se do bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit teksa ka shtuar se duhet pak durim.