Rama në Itali: Erdogan nuk ka asnjë influencë në Shqipëri! BE e vetmja rrugë për vendin!

6 Maj 2021, 20:21

Para Samitit Evropian mbajtur në Itali, Rama foli për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE. Me synimin për të lënë larg politikën e brendshme konfliktuale Rama tha se rruga e reformave është për të garantuar mirëqenien e brezave të ardhshëm.

“Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë”, tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet me Kinën, pasi vendi ynë ka marrë një sërë dozash të vaksinës kundër COVID, të prodhuar prej tyre, Rama tha se Shqipëria ngeli jashtë kur BE nisi shpërndarjen e vaksinave, sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë u desh që vendet të bënin secili “vrapin” e tyre. Megjithatë ai tha se vaksinat nuk u morën drejtpërdrejtë nga Kina, ndërsa marrëdhënien me ta e përshkroi si normale.

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale.u shpreh Rama.

Kryeministri foli dhe për reformën në drejtësi duke thënë se do bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit teksa ka shtuar se duhet pak durim.

“Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , ka staf deligacioni në Shqipëri që I ndjek të gjithja ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjektiv.  Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm.  Ne mund t’i bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme”, shtoi kryeministri.

I pyetur për polemikat që shoqëruan faktit që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në Shqipëri, Rama tha se vendet duhet të punojnë së bashku, për të bërë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal.

“Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal. Të  katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Itali, ku mori pjesë në konferencën online me temë "Europa një botë që po ndryshon", që u mbajt në orën 14:50. Në Konferencë u trajtuan sfidat dhe mundësitë për Evropën midis shqetësimeve në rritje mbi emergjencën e klimës, sfidave kryesore ndaj multilateralizmit dhe betejës globale në vazhdim kundër COVID-19. Po ashtu u diskutua edhe për inteligjencën artificiale, klimën, gjeopolitikën, ekonominë globale, multilateralizmin, paqen dhe të drejtat e njeriut, shëndetin publik dhe autonominë strategjike.