Rama: Në javët e ardhshme hapim tenderin për aeroportin e Vlorës, po zgjerojmë kapacitetet e porteve

31 Tetor 2019, 18:20

ROMË-Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në Itali deklaroi se në javët e ardhshme do të hapet tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ndërsa ka interes edhe nga grupet italiane. "Në javët e ardhshme do të hapim një tender ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët" tha ai.

Ndërkohë që theksoi se po punojmë në këtë periudhë për të zgjeruar kapacitetet e porteve në Durrës dhe Vlorë. "Kemi firmosur një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat dhe shpresojmë mirë që me ‘’Costa Crociere’’ të ecim përpara në mënyrë që të mbulojmë si Durrësin, ashtu edhe Vlorën me dy terminalë mjaft modernë" tha ai. Gjatë vizitës kryeministri Rama zhvilloi një takim në Itali edhe me homologun e tij, Conte.

    No videos found.