ROME- Për kryeministrin italian, Giuseppe Conte, Shqipëria duhet të zgjidhë krizën politke që do të ndihmojë vendin të çojë përpara reformat kryesore, në vecanti Reformen zgjedhore. Këtë deklaratë kryeministri italian e bëri gjatë konferencës së përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama në Itali ku shtoi se opozita shqiptare nuk duhet të vendosë parakushte.

"Kam inkurajuar ne menyre te perseritur kryeministrim Edi Rama për nje ftesë të hapur me opozitën, me qëllim zhbllokimin e problematikave që prej kohësh pengojnë Shqipërinë të ecë në rrugën e reformave të nisura, në veçanti reformës zgjedhore. Dhe po i lejoj vetes si kryeministri i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe te forte me Shqipërinë... I ripërsëris edhe një herë ftesen forcave opozitare, te ndjekin te njejten qasje, me shpirt konstruktiv dhe nëse më lejoni, pa kushte" tha ai.

Vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat, Conte e cilësoi si një gabim historik, por shtoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në familjen Europiane. "Mos hapja e negociatave është një gabim historik. Perspektiva e Ballkanit është në Bashkimin Europian" tha ai. Ndërkohë që kryeministri Rama theksoi se pavarësisht vendimit rruga e vetme e Shqipërisë është në BE. Gjatë fjalimit të tij ai kërkoi dakordësinë mes dy vendeve për pensionet për shqiptarët që kanë punuar dhe jetojnë në Itali prej shumë vitesh.

"Bashkimi Europian nuk mbajti premtimet për negociatat, por ne do të vijojmë të njëjtën rrugë. Ne besojmë se kemi partner të fortë, si Italia. Kam informuar edhe kryeministrin mbi reformat që do të vijojnë që të çohen përpara.  Mora një mbështetje të plotë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Eksperienca e vendit fqinj, Italisë ka një vlerë të jashtëzakonshme. Duhet parë edhe situata mbi sigurimet shoqërore për të arritur një dakordësi për njohjen për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali.

VIDEO KONFERENCA

Do vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet. Qeveria shqiptare është koshiente për rritjen e numrit të italianeve në Shqipëri. Firmat private që operojnë në Shqipëri, që drejtohen nga italianë. Kemi arritur që të bashkëbisedojmë dhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Kemi diskutuar për arbëreshët që jetojnë në Itali. Është një vlerë e shtuar kulturore e shtetit italian për morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia" tha ai.

Vizita e Kryeministri Edi Rama në Itali vjen në një kohë kur Këshilli Evropian vendosi të mos hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Italia ishte një nga mbështetëset më të fuqishme të Shqipërisë dhe Maqedonisë, që të çelnin negociatat, e madje kryeministri Conte e ka cilësuar si një gabim historik vendimin e Këshillit të Evropës. Kryeministri i Italisë, Conte e vizitoi Shqipërinë (lexo ketu) pak ditë para se të mblidhej Këshilli i Evropës, ku shprehu mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE. Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Romë ishte në tetor 2017, ku Italia drejtohej nga kryeministri Paolo Gentiloni.