Rama në konferencë me Von der Leyen: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve! Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

30 Shtator, 19:02 | Përditesimi: 30 Shtator, 19:02

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po përgatitet të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para fundit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre synohet të mbyllet gjatë vitit të ardhshëm. Në konferencën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama ritheksoi “vullnetin e hekurt” të qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit dhe vlerësoi mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes.

 

E.H/Shqiptarja.com