Rama në konferencën e OKB për klimën: Jemi në krizë energjetike, duhet të mbani premtimet për financim! Jo të na fusni në grackën e borxheve por me grante

2 Nëntor 2021, 15:56 | Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 16:23

Rama u shpreh së është krenar që Shqipëria nuk është vend ndotës dhe që prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. Nga ana tjetër, kryeministri Rama shtroi një pyetje për vendet e fuqishme, kur tha se: ” ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?”

    KT/Shqiptarja.com