Rama në Korçë: Kemi projekt për stadium, është nder i madh për futbollin shqiptar

2 Maj 2023, 09:31 | Përditesimi i fundit: 2023-05-02 12:05:33

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot gjatë periudhës së fushatës së 14 majit, planin për stadiumin e Korçës.

“Unë besoj se Korça mund të jetë e para në këtë rrugë të re, në këto zhvillime të rreja që të ofrojë periudha optimale për skuadrat që duhet të kalojnë këtu periudhën e stërvitjes. Kërkesa që u kemi bërë arkitekteve ka qenë përtej fushës së blertë e stadiumit, dhe të ofrojë më tepër se një ndeshje.”- tha ai.