Rama në Kuvend: PS, garantja ekskluzive e pavarësisë së drejtësisë! Të tjerët do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten në institucionet e drejtësisë

19 Nëntor, 12:29 | Përditesimi: 19 Nëntor, 12:29

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për projektbuxhetin 2026, ironizoi sërish opozitën duke thënë se do të vazhdonte me pamjen ekskluzive, duke iu referuar deputetëve që i kthyen shpinën gjatë kohës që ai fliste. 

Më tutje, theksoi se ishte PS që i dha flamurin e pavarësisë drejtësisë, dhe tha se vetëm kjo parti do të jetë garante ekskluzive e saj. Një koment ironizues nuk kurseu për Sali Berishën, i cili ishte sot në SPAK për 21 janarin, teksa tha: “Parafytyroni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përeplasin vetëm veten”.

r.k./Shqiptarja.com