Rama: Në PD problemi është te koka! Berisha s'bëri asgjë për Tropojën, i dha 11 diga HEC-esh! Luli si dhëndrri te ‘Zonja nga qyteti’, s’e di si quheni e ju thotë tropojsa

18 Prill 2021, 21:03

Nga Tropoja qyteti i vendlindjes së ish kryetarit të PD, kryeministri Rama tha se PS bëri për qytetin shumë më tepër se Berisha, i cili sipas tij firmosi jo pak por 11 diga  HEC-esh mbi Valbonë, 9 prej të cilave u anuluan nga qeveria socialiste.

Nuk mund ti shpëtonte kryeministrit Rama as gafa e kryetarit të PD Basha, duke thënë se ai s'u di as emrin. Në Tropojë aty ky prezantoi kandidatin socialist Petrit Malaj, Rama akuzoi Berishën se nuk bëri asgjë për qytetin e tij të vendlindjes përveçse firmosi nderimin e HEC-eve mbi Valbonë , ndërsa ironizoi thirrjet e Bashës.