Rama në QSUT, të rinjtë në protestë para Onkologjikut, policia shoqëron 3 prej tyre, më pas i liron

1 Korrik, 15:58

Tirane- Një grup aktivistësh kanë protestuar në QSUT, teksa Kryeministri Rama dhe ministrja Koçiu zhvillonin takimin me mjekët në QSUT. Protestuesit kishin marrë një boks ku dëgjohej fjala e Kryeministrit të vitit 2013, teksa fliste për shëndetësinë falas, ndërsa njëra prej tyre tentoi t’I afrohej Kryeministrit.