Rama në spitalin e Fierit, publikon pamjet nga brenda: Objektivi një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun

3 Prill 2021, 21:46

FIER- Pas Fierit, edhe Shkodra do të ketë një spital rajonal me standarde, për të gjithë veriun. Ky është objektivi i ri i qeverisë, të cilin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve në spitalin rajonal të Fierit. Ky spital, një investim i turqve, është në ditën e 80-të të punimeve dhe pritet të hapet në javën e tretë të muajit prill.

“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t'i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun”, tha Rama.