Rama në takimin përmbyllës: Tironsit duhet të mendojnë më shumë për Shqipërinë në BE se sa për rrugicën e pashtruar të fytit të Fahri Balliut

9 Maj, 21:37 | Përditesimi: 9 Maj, 21:37

Në takimin përmbyllës që zhvilloi në kryeqytet, kryesocialisti Edi Rama iu drejtua në veçanti qytetarëve të Tiranës, duke i kërkuar që më 11 maj të përdorin votën e tyre për të afruar më tepër Shqipërinë me Bashkimin Europian.

“Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë vetëm ata që jo vetëm e duan, por dinë ç’është e bukura. Jo vetëm ata që ndërtojnë shkolla, çerdhe, palestra… më shumë se të gjithë të tjerët bashkë në dekadë të tërë, por në çdo gjë që ndërtojnë sjellin më shumë Europë në Tiranë dhe Shqipëri. Tironas dhe tiranase, kam një mesazh për ju: simpatitë partiake mbajini për vete, po ndajeni Tironën, se ajo është më e bukur veç. Mos e ngatërroni Tironën me ngjyrën e partisë, se Tirana është e të gjithëve, Tirana është fëmijë i Kosovës, i shqiptarëve të Maqedonisë, i çdo fëmije që fjalën e parë e thotë “o nënë”. O tirons demokrat, si të kom, të dielën, duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE sesa për rrugicën e pashtruar të fytit të Fahri Ballit, ndërsa Tiranës të lëkundur i them se ti ke mall nga djemtë e aeroportit që nuk gjen në ndonjë asnjë mllef për mbrapsi, por duhet të mendosh për Shqipërinë në BE. Tirana duhet të mendojë të dielën për blunë e Europës dhe flamurin kuq e zi. Tirana duhet të ma besojë dhe një gjë: që kur ka ardhur fitorja, ka marrë e ka arratisur nga kutitë, do ta sjellë në pako pjesën e vet për të 19-tin, atëherë Tirana nuk ka kuptim që ta sjellë të 20-tin”,-tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com