Rama: Në ujësjellës, numri i të punësuarve, sa një armatë! Bashkia Vlorë kampione për humbjet! Abuzimin më të madh e bëjnë bizneset

29 Tetor 2021, 13:20 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 13:20

Me kritika të forta i është drejtuar kryeministri Edi Rama kryebashkiakëve në lidhje me sektorin e ujësjellësit, sektor që e kosndieroi 'gangrenë'. Si shembull negativ Rama përmendi Vlorën dhe Kavajën. Rama u shpreh se bashkia e Vlorës ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor, shifra më e madhe në radhët e bashkive të tjera. Ai tha se teksa qeveria rrit investimet, bashkitë rrisin humbjet në këtë sektor. Ndërsa Kavaja ka 70% humbje dhe vetëm 30% arkëtim. Ai theksoi se abuzimi më i madh bëhet nga bizneset dhe jo nga familjet.

 

KT/Shqiptarja.com