TIRANË- Nga dita e hënë, farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30. Kjo është masa e parë lehtësuese, e cila vjen si rezultat i uljes së ndjeshme të numrit të të infektuarve në javën e katërt të shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije, gjithashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura.
Rama: Nga e hëna farmacitë, bankat e marketet hapur deri në 17:30! Nga fundi i majit mund të nisë jeta normale, por me rregulla të rrepta
No videos found.