23 viktima nga COVID-19! Bie sërish kurba e të infektuarve! 7 raste të reja në 24 orë, 182 të shëruar...konfirmohen 8 policë të prekur (VIDEO)

TIRANË- Kurba e të infektuarve në Shqipëri vijon të ketë një ulje të ndjeshme. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 7 raste të reja, 2 më pak se dje, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 416. 7 rastet e reja janë regjistrua në dy qytete. Në Tiranë janë konfirmuar pozitiv 3 qytetarë, e ndërsa 4 të tjerët në qytetin e Shkodrës, por nuk ka një zgjerim të hartës me qytete rë reja të prekura.

Gjithashtu ka pësuar ulje edhe numri i pacientëve të hospitalizuar, ku në dy spitalet COVID-19 në Shqipëri janë të shtruar  56 pacientë. Më konkretisht, ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. E ndërsa te "Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. 

Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste, teksa 23 kanë humbur betejën me këtë virus.
 

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report TV


 
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
 - Tiranë           199 raste
- Durrës           38 raste
- Lushnje         5 raste
- Elbasan         15 raste
- Fier                32 raste
- Kavajë           8 raste
- Rrogozhinë    4 raste
- Korçë             17 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër         49 raste
- Lezhë            14 raste
- Berat              2 rast
- Has                12 raste
- Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
- Pukë               4 raste
- Mirditë           3 raste

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
Tre vatra të reja infeksioni me COVID-19 në Shkodër! I prekur dhe përgjegjësi i OSHEE-së në Vaun e Dejës

Tre vatra të reja të infeksionit me COVID-19 janë regjistruar në qytetin e Shkodrës. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se 4 rastet e reja janë nga vatra të reja të infeksionit. Mësohet se është prekur një 40-vjeçare, banuese pranë stacionit të trenit e cila punonte në një fasoneri në qytetin e Shkodrës. Ajo prej një jave kishte shfaqur shenja klinike, ndërkohë që pas testit ka rezultuar pozitive.  Rasti tjetër janë dy persona nga e njëjta familje në lagjen e Kirasit, njëri prej të cilëve ishte përgjegjës i OSHEE-së në Vaun e Dejës. Mësohet se ato janë karantinuar, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe po monitorohen nga stafi mjekësor. 

Ora 12:04
5 qytetarëve në Lezhë u merret tamponi, rezultojnë TË GJITHË negativ

Në qytetin e Lezhës janë marrë tamponi 5 qytetarëve dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ.

"Në testimet e kryera rezultojnë negative edhe 5 raste të tjera të individëve të prekur nga SARS-CoV 2 në Lezhë. Nuk konfirmohet asnjë rast i ri. Asnjë tërheqje pas, ndjekje rigoroze e këshillave mjekësore, zbatim korrekt i masave të distancimit social. Përkushtim, përkujdesje, solidaritet; armët tona të fitores", njofton spitali rajonal i Lezhës.

Ora 11:47
MSH:2 mjekë të shtruar te Infektivi! Tirana me numrin më të lartë të të shëruarve

1586511543_9.jpg

Dy mjekë janë të shtruar në spitalin Infektiv. Në komunikimin e përditshëm për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se dy personel mjekësor janë shtruar te spitali Infektiv në Tiranë. Bëhet fjalë për anëtarin e Task Forcës, Andi Koraqi dhe mjeku Roland Xhaxho,

Ndërkohë, Tirana ka numri më të lartë të të shëruarve, kjo për faktin se ka numrin më të lartë të të prekurve, për t'u ndjekur nga Fieri, Korça, Durrësi dhe Lezha.

Ora 11:41
MSH: 8 efektivë policie të konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri (VIDEO)

8 efektiv policie janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. " Numri i efektivëve që janë të konfirmuar si raste pozitive është 8", njofton MSH.

Ora 00:11
Shkon në 182 numri të rikuperuarve nga Covid-19, Rama: Lajm i mirë,17 të shëruar sot

Shkon në 182 numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se, 17 pacientë të tjerë iu kanë rezultuar negativ testeve gjatë ditës së sotme. Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije lajmin e mirë, teksa shkruan: “Lajm i mirë: 17 të shëruar sot”.

Ndërkohë, ka shkuar në 28 numri i bluzave të bardha të shëruar nga COVID-19, pasi një tjetër infermiere u shërua ditën e sotme. Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 409.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë           196 raste
Durrës           38 raste
Lushnje         5 raste
Elbasan         15 raste
Fier                32 raste
Kavajë           8 raste
Rrogozhinë    4 raste
Korçë             17 raste
Vlorë              5 raste
Shkodër         45 raste
Lezhë            14 raste
Berat              2 rast
Has                12 raste
Krujë             5 raste
Tropojë          4 raste
Pukë               4 raste
Mirditë           3 raste

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu