Rama nga Forumi i Paqes në Paris: Shqipëria synon të mbyllë negociatat me BE-në në fund të 2027, por vendimtare janë edhe zhvillimet në Europë

10 Nëntor, 18:51 | Përditesimi: 10 Nëntor, 18:51

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në Forumin e Paqes në Paris, foli për emigracionin, zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa për integrimin në BE theksoi se synimi është mbyllja e negociatave në fund të vitit 2027, nëse gjithçka shkon mirë.

M.V/Shqiptarja.com