Rama nga Mallakastra: Më 14 maj t’i japim goditjen përfundimtare ‘zorrës qorre’ (Berisha dhe Meta), me ta vendi shkon vetëm mbrapa

25 Prill 2023, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2023-04-25 18:44:50

Nga Mallakastra, kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që më 14 maj të votojnë Partinë Socialiste. Rama tha se historia ka treguar se sa herë që u jepet mundësia kundërshtarëve që të drejtojnë vendin, kanë treguar se e çojnë vetëm mbrapa. Rama tha se më 14 maj duhet t’i japin goditjen zorrës qorre, referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.