Rama nis vizitën në Londër, flet për BBC: Gjuha e disa 'mollëve të kalbura' për shqiptarët e turpshme! Me Sunak t'i çojmë marrëdhëniet në nivel tjetër

23 Mars 2023, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2023-03-23 16:45:39

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe ku po zhvillon një vizitë zyrtare, e para vizitë zyrtare e një Kryeministri shqiptar në Londër. Takimi i Ramës me homologun e tij britanik, Rishi Sunak është programuar pasditen e sotme. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes tyre do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.